I ndodhur rreth 17 kilometra nga kryeqyteti, Aeroporti Ndërkombëtar I Tiranës “Nënë Tereza” është ndërlidhja ajrore më e rëndësishme në Shqipëri. Lidh Shqipërinë me qëndrat më të mëdha evropiane të biznesit si Londra, Roma, Viena, Mynih, Stamboll, Athinë dhe shumë qytete të tjera rreth botës. Kompani të rëndësishme ajrore kanë filluar të bashkëpunojnë me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si përshembull Lufthansa, Austrian Airlines, British Airëays, Alitalia. Të ftuarit mund të zgjedhin midis disa rrugëve të ndryshme për të ardhur nga Aeroporti “Nënë Tereza” tek The Plaza Tirana.
- Shërbimi Hotel Shuttle (rezervimet dhe çmimet me kërkesë përkatëse)
- Një taksi mund të merret nga aeroporti dhe të jepet kjo adresë: Rruga 28 Nëntori, në qëndër të Tiranës, ngjitur me sheshin Skënderbeu.
- Transporti me autobuz: Niset çdo orë me destinacion Muzeun Kombëtar, 500 metra nga hoteli.
Nëse keni marrë me qera një automobil dhe po udhëtoni në Tiranë atëherë ndiqni instruksionet si më poshtë:
- Merrni autostradën e Aeroportit (SH60)
- Vazhdoni në rrugën SH2 – në drejtim drejt Tiranës
- Hoteli mund të arrihet nëpërmjet rrugës “Durrësi” tek sheshi “Skënderbeu” dhe në rreth-rrotullim kthehuni në xhaminë e “E’Them Bej”. Hoteli ndodhet në të djathtën e rrugës 28 Nëntori.
Udhëtimi mund të zgjasë 25 deri në 35 minuta.